Abuzime me subvencionet/ Fermerët kallëzojnë në Prokurori kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani
Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj dhe kreu i bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, u kallëzuan në prokurori për ndjekje penale nga fermerët e kësaj bashkie nën dyshimin se kanë abuzuar me subvencionet e naftës në bujqësi. Fermerët pretendojnë se kreu i bashkisë dhe drejtuesit e AZHBR u kanë dhënë naftë falas punonjësve të administratës, militantëve të PS apo personave që nuk jetojnë në Shqipëri.
Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës kreun e bashkisë Mark Babani si dhe drejtoreshën e AZHBR, Eranda Selmanaj, për shkak të dyshimeve për abuzim me subvencionet e naftës në bujqësi.
Sipas fermerëve të Vaut të Dejës, kryetari i bashkisë Mark Babani së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë abuzuar me subvencionet e fermerëve, duke favorizuar persona të cilët nuk kanë lidhje me bujqësinë.
Ndërkohë, fermerët akuzuan Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural se nuk ka publikuar listat me emrat e fermerëve që kanë përfituar subvencione në bujqësi.
Fermerët kanë dyshime se janë favorizuar militantë të partisë Socialiste apo dhe punonjës të administratës, të cilët dyshohet se kanë përfituar fonde nga AZHBR, pa pasur toka.
Rruga Press