Lajme

Abuzim me koncesionet, KLSH: U shkelën kontratat për kopshtet e shkollat

Në kontratat koncesionare janë konstatuar në seri abuzimesh financiare. Nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulohen kosto financiare përtej parashikimeve dhe pagesa për shërbime të pakryera. 

Teksa qeveria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për projekte të partneritetit publik privat, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton problematika të shumta të këtyre kontratave. 

Nga auditimet e kryera është zbuluar se janë kryer pagesa përtej nivelit të miratuar në modelin financiar, duke ndryshuar financimin e tyre edhe në periudha të vështira për buxhetin e shtetit. 

Në raportin vjetor të KLSH theksohet se vijon të mbetet problematik fakti që këto kontrata nuk regjistrohen në sistemin e Thesarit në vlerën e tyre të plotë sipas angazhimeve të ndërmarra. 

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Gjithashtu KLSH ka evidentuar se nuk është kryer monitorim i rregullt i kontratave koncesionare, e për më tepër edhe këtë vit të vështirë fiskal është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbim të pakryer, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. 

Në Bashkinë e Tiranës në kontratën për infrastrukturën për 5 institucionet arsimore është gjetur se projekti ka kapërcyer afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve.  

Një tjetër shkelje e Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj lidhet me rritjen e kostove të ndërtimit të shkollave dhe të kopshteve.

Në raport KLSH ka renditur projektet e 3 shkollave, kostoja e shtuar e të cilave kap vlerën e 24.6 milionë lekëve. 

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Një tjetër Bashki problematike me kontratat koncensionare ka qenë ajo e Krujës për projektin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare dhe ndërtim palestre Thumanë. 

Auditimi i KLSH ka zbuluar se projekt operatori ekonomik që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve nuk ka parashikuar asnjë zë pune që ka të bëjë me ndërhyrjet në strukturën mbajtëse të objektit pavarësisht se në relacion thuhet se shkolla është e dëmtuar që nga tërmeti i korrikut të vitit 2018.

Sipas KLSH, kompanitë që kanë fituar këtë procedurë kanë përfituar 1.4 milionë lekë më tepër. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *