Lajme

Abrashi takon sportistët prizrenas: Folëm për vizionin tonë për zhvillimin e sportit e krijimin e mundësive më të mëdha

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar takime me sportistë të qytetit, fillimisht me tenistët prizrenas dhe më pas me basketbollistët e KB Junior 06.

Ai ka theksuar se energjia, përkushtimi dhe pasioni i tyre frymëzojnë dhe rrisin besimin në të ardhmen e sportit në qytet.

Lexo më shumë  Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës

Abrashi ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ku diskutuan mbi vizionin e përbashkët për zhvillimin e sportit dhe krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë.

“Sporti është forcë që bashkon, edukon dhe hap rrugë të reja për gjeneratat e ardhshme. Falënderim i veçantë për të gjithë trajnerët, sportistët dhe përkrahësit e këtij rrugëtimi”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Lexo më shumë  Rrustemi kritikon Gjykatën Kushtetuese për anulimin e 13 ligjeve: Vendim në kundërshtim me praktikën parlamentare, të përligjur nga vetë GJK
YouTube player