KryesoreLajme

Abrashi: Bizneset vendore do ta kenë mbështetjen tonë për të lulëzuar edhe më shumë në Prizren

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar Desave-n, një brand i njohur prej vitesh që prodhon mobilie cilësore dhe me stil unik.

Abrashi ka theksuar se ky sukses tregon potencialin e madh të bizneseve vendore dhe se ato do të kenë mbështetjen e plotë për të lulëzuar edhe më shumë në Prizren.

Lexo më shumë  Paga e 13-të, Murati: Nuk po shpikim asgjë, është praktikë e zakonshme në vende të BE-së

“Vizituam Desave, një brend të mirënjohur gë prej vitesh sjell mobilie cilesore dhe stil unik për shtëpite tona. Ky sukses tregon potencialin e madh të bizneseve vendore, të cilat do të kenë mbështetjen tonë të plotë per të lulëzuar edhe mё shumë në Prizren”, ka shkruar ai në Facebook.

Rruga Press

YouTube player