Opinion/Aktualitet

Abetarja e Paplotësuar dhe e Panënshtruar

Nga Sami Karagjozi

Po thuhet që kinse sa më shumë kalojnë vitet sa më shumë e humbasim zotërimin e gërmave të shqipes. Ka diçka të vërtetë. Por më del se kësaj here nuk mund të fajësohen rrjetet sociale dhe përmbajtjet e tyre të thjeshtëzuara aq sa mund të vlerësohet menjëhershmëria pa të menduarin. Jo ! Si shoqëri në Kosovë (meqë si komb na mungon mirëkuptimi i pjesës tjetër) e kuptuam mirë tash e tutje nga ku: nga jashtë (dhe nga « brenda ») na vjen imponimi i thjeshtëzimit të abetares sonë deri te shkurtimi më i skajshëm me dy fjalë, jo, me dy gërma: nga A-ja deri në Z, nga « Asociacioni » deri te « Zajednica ».

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Pra më lind dëshira për t’u rikujtuar shkurtpamësve pasurinë e abetares sonë, sikur duhet të jetë dhe është ashtu kudo në botë. Pas A-së së asociacionit vijojnë :

B si Bombat

C si Copëtimet

Ç si Çetnikët

D si Drejtësia

Dh si Dhimbjet

E si Egërsia

Ë si Ëndrrat e këqija

F si Flijimet

G si Gënjeshtrat

Gj si Gjaku

H si Hekurat

I si Ikjet

J si Jugoslavia

K si Kushtëzimet

L si Lufta

Ll si Llogaridhënia

M si Mohimet

N si Ndasitë

Nj si (jo) Njohjet

O si Obstruksionizimet

P si Përdhunimet

Q si (të) Qarët

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

R si Rezoluta 1244

RR si Rrenat

S si Spastrim

Sh si Shfarosje

T si Tmerret

Th si Therjet

U si Ujqit

V si Vrasje

X si Xingona

Xh si Xhelatët

Y si (i) Yni

Zajednica si Zaptim, si Zjarri…

Pastaj na vjen Zh-ja si të Zhdukurit, si Zhgroposjet, Zhvarrosjet, Zhgjëndrat…


2 / 2

Kështu që kemi të paktën 36 arsye që të mos dorëzohemi përballë thjeshtësimit të ushtruar. Kemi të paktën 36 fjalë kyçe kundër kufizimit të gjithë ç’kemi fituar pas valëve shekullore të qëndresave.  

Kemi më shumë se 36 thirrje dhe gërshëtime gërmash për të mbrojtur abetaren tonë të sakrificës së parardhësve tanë.  

Rruga Press

YouTube player