Lajme

Abdixhiku i gëzohet vendimit të gjykatës kushtetuese kundër çmimeve tavan

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për caktimin e çmimeve të produkteve bazike – pas kërkesës së dorëzuar nga LDK-ja.

Abdixhiku ka thënë se Kushtetuesja hodhi poshtë edhe një ligj “të qeverisë më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë”.

“Duke e cilësuar ‘ligjin për çmimet tavan’ si ligj në kundërshtim me vlerat bazike të lirisë ekonomike të Republikës, kjo gjykatë shpërfaqi jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie por dhe tendencat e tyre që me vetëdije të shkelin Kushtetutën”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Kujtojmë që ky ligj pretendonte të mbronte konsumatorët nga keqpërdorimet me çmimet e larta në kohë krizash.

YouTube player