Lajme

Abbott: “Mbështesim përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”

Sistemi i vettingut, si proces delikat, kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses, thotë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes në lidhje me këtë proces.

Abbott gjatë intervistës ekskluzive për Telegrafin, ndër tema të tjera ka folur edhe për vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ambasadori Abbott tha se për shkak se si proces, vettingu është delikat, ata kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës të konsultohet me Komisionin e Pavarur të Venecias dhe të dëgjojnë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Por në çdo vend ku është vendosur një sistem i tillë vettingu, është gjithmonë një proces delikat që kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses. Për këtë arsye, ne kemi inkurajuar qeverinë që të konsultohet me Komisionin e pavarur të Venecias për këtë, dhe të dëgjojnë me kujdes shqetësimet e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, theksoi Abbott.

Siç thotë Abbott, një kohë të gjatë kanë punar me gjyqësorin e Qeverinë për të kryer një rishikim funksional të sistemit të drejtësisë dhe janë të kënaqur të shohin se ky process po përparon.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Ne kemi mbështetur përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë për disa kohë. Ne kemi punuar me gjyqësorin dhe qeverinë për të kryer një rishikim funksional të të gjithë sistemit të drejtësisë, si dhe punën e tij për vlerësimin e opsioneve për zbatimin e një procesi vettingu për gjyqësorin. Kështu që jam i kënaqur të shoh përparim”, është shprehur ai.

Nicholas Abbott në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për marrëdhëniet Kosovë – Mbretëri e Bashkuar, marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës e Serbisë e tema tjera. /Telegrafi/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *