Lajme

Abazoviqi nënshkruan marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi të mërkurën se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.

Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.

Lexo më shumë  Konflikti Becchetti, qeveria transferoi 70 mln euro tek Albcontrol nga fondi i investimeve në 2025

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Lexo më shumë  28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës nesër me seancë solemne

Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviqit. Por, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *