Abazi:Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”:
Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”:
- Më 6 shtator 2020 Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Washingtonit, por tha se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve. Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për atë pseudo-marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar me pretendimin se kur aleati ynë kryesor, ShBA, e mbështet, atëherë duhet ta mbështesë edhe Kosova. Kujtojmë gjithashtu se Soros edhe në atë kohë e mbështeste “Open Balkan” dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij. Sakaq, edhe kjo administratë e ShBA-së po e mbështet “Open Balkan” siç bëri administrata e kaluar.
Tani që ka thirrur protestë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”, a është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur “Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik”? - Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur / Mini Shengenit” dhe anëtare e “Komisionit të Rithemelimit” të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër “Open Balkan”? A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes se Washingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte “Open Balkan”?
Rruga Press