Lajme

AAK-ja nuk i shkon në takim Osmanit – kërkon të kthehen serbët në institucione

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim sot subjektet politike për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore

Takimi është planifikuar të mbahet sot në orën 14:00.

E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takim.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Ata si arsye e refuzimit të pjesëmarrjes në këtë takim kanë përmendur propozimin e tyre prej 4 pikash, ku kanë deklaruar “se derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, ne nuk do të jemi pjesë e nismave që veç sa e komplikojnë edhe më tej situatën në vend”

AAK-ja me në krye Ramush Hardinajn njihen për afersinë e tyre me eksponentë kryesorë të Listës Serbe si Milan Radojçiq.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *