BallinaLajme

A preken fëmijët më shumë nga varianti mutant? Nis hetimi urgjent

Sikur të mos mjaftonte fakti që varianti i koronavirusit që është pikasur në Britaninë e Madhe po shkakton terror nëpër Europë, shkencëtarët britanikë thonë se ky variant mutant prek më shumë fëmijët.

Ky lajm ka shkaktuar mjaft shqetësim, pasi siç dihet deri më tani koronavirusi i ka kursyer fëmijët.

Në Britani po diskutohet që shkollat të mos hapen në janar nga frika e shpërthimeve nëpër klasa.

Sipas BBC, shkencëtarët kanë nisur një hetim urgjent mbi të dhënat se varianti i ri përhapet më lehtë te fëmijët.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

James Gallagher i BBC raporton se nëse provohet diçka e tillë, ky do jetë një ndryshim i madh në rritjen e transmetimit të sëmundjes.

Fëmijët deri më tani në mbarë botën e kanë shmangur virusin, por varianti i ri mund të ndryshojë shumëçka.

Fëmijët infektohen më pak nga virusi i ri për shkak se kanë më pak ‘porta’ prej nga virusi mund të futet në qeliza. Këto ‘porta’ njihen si receptorët ACE2.

Por sipas shkencëtarëve, mutacioni i ri ka bërë që virusi ta ketë më të lehtë të depërtojë përmes këtyre ‘portave’ edhe te qelizat e fëmijëve.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kjo bën që fëmijët të jenë njësoj si të rriturit të ekspozuar ndaj virusit.

BBC raporton se puna për të kuptuar më shumë këtë variant të virusit po zhvillohet me shpejtësinë e dritës.

Akoma ka shumë paqartësi për këtë variant. Më herët është thënë se ai ka deri në 70 përqind mundësi që të përhapet më lehtë.

Ekziston frika se varianti i ri mund të ndikojë edhe te vaksina, edhe pae prodhuesit e vaksinës e kanë minimizuar këtë frikë.

Rruga Press

YouTube player