Bota

A po e braktis flota ruse Krimenë?

Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake “humbëse” të aftë për të gjuajtur raketa.

Forcat e Kievit pretendojnë se kanë fundosur një të tretën e anijeve luftarake ruse në pak më shumë se dy vjet luftë, në një goditje të rëndë për aftësinë ushtarake të Moskës.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ukraina nuk ka një marinë tradicionale – anijet e saj u kapën kryesisht gjatë aneksimit të Krimesë – por flota e saj e anijeve me drone ka bërë kërdi, raporton skynews.

Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk tha për mediat lokale se të gjitha anijet luftarake ruse të afta për të gjuajtur raketa lundrimi janë zhvendosur – “përveç një humbësi që nuk ka gjuajtur ende një raketë të vetme”.

Ndërkohë, një ish-komandant amerikan argumenton se Ukraina po merr kontrollin e Detit të Zi dhe se ka filluar rrethimi i Krimesë.

Ndryshe, Rusia kishte aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014.

YouTube player