A mund të luajë rol moti i Ukrainës në luftë?
Klima e Ukrainës ka pasur njëfarë ndikimi në konflikt, me temperatura shumë të ulëta dhe borë, çka e bëjnë të vështira kushtet për trupat ruse.
Pushtuesit gjithashtu kohët e fundit u është dashur të përballen me sezonin e baltës, i cili ka lënë tanket ruse të ngecura.
Analisti gjeopolitik Samuel Ramani thotë se një tjetër ngjarje e motit mund të shkojë në favor të Ukrainës. Reshjet e mëdha të shiut që priten në Ukrainën lindore mund të pengojnë lëvizjen e armatimit të rëndë ruse dhe t’i detyrojnë ata të përdorin kalime rrugore lehtësisht të synueshme, thotë ai. /abc/
Rruga Press