KryesoreOpinion/Aktualitet

A mund ta keqësoj kushtetutën Gjykata Kushtetuese?

Shkruan Hysamedin Feraj

A mund ta keqësoj kushtetutën Gjykata Kushtetuese?

Po.

■ Dhe kjo ndodh,

1. Nëse e vendos kushtetimin e Kuvendit të Kosovës, ekzistencën e vetë pushtetit ligjvënës, në varësi të plotë të strategjive politike të pakicës serbe dhe tekave momentale të humbësve të zgjedhjeve, pakicave zgjedhore.

2. Nëse heq kështu në të gjithë nivelet, që nga vendi në tërësi e deri te një strukturë krejt e përveçme, parimin themelor të demokracisë: parimin e shumicës që rezulton përmes zgjedhjeve.

Kushtetuta e Kosovës, edhe siç u formulua nga Aahtisari, është mjaftueshëm e keqe, sepse ruan padrejtësisht ndarjen e qytetarëve në të dorës së parë dhe të dytë, e mban shumicën e qytetarëve, shqiptarët, në statusin e qytetarëve të dorës së dytë dhe serbët në statusin e qytetarëve të dorës së parë, etj.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

■ E ardhmje e vendit mbetet në dorën e gjykatës:

– A do të vendos nën trysninë emocionale të momentit dhe ta mbyll të ardhmen e Kosovës si shtet funksional?

– Apo do të vendos nën gjykimin e arsyeshëm, me vlerë afatgjatë, përtej të tashmes kah hapja e së ardhmes së Kosovës si shtet funksional?

Mundësia që në demokraci rojet (e kushtetutës) e saj ta rrënojnë demokracinë është vënë re herët, që kur Platoni pyeste: kush i ruan rojet nëse vendosin të sundojnë si tiranë dhe të shpërfillin vullnetin e populli (demosit) dhe të gjithë pushtete e tjerë?

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Sigurisht mbetet edhe një mundësi e fundit:

Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese e keqëson edhe më tej kushtetutën, për shfuqizimin e atij vendimi populli mund t’ia drejtojë një ankesë Enver Hasanit.

Rruga Press

YouTube player