A ka rrjedhje radioaktive nga centrali që shpërtheu në Ukrainë? Agjencia atomike e OKB-së zbulon detaje
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv nga centrali bërthamor i Ukrainës që ishte në shënjestër të sulmit nga Rusia në orët e hershme të 4 marsit.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se agjencia ka qenë në kontakt me rregullatorin bërthamor të Ukrainës dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia pasi një ndërtesë në afërsi u godit.
Kjo shkaktoi një zjarr që u shua, ndërsa Rafael Mariano Grossi tha se dy persona u lënduan nga zjarri.
Ai tha se operatori dhe rregullatori thonë se situata “vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.
Rruga Press