KryesoreLajme

A ka BDI-ja afërsi më Beogradin? Flet këshilltari i Kurtit dhe kandidati i frontit opozitar shqiptar për deputet në MV, Bekim Qoku

YouTube player

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe kandidat për deputet në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i Ali Ahmetit është subjekt që po i favorizon politikat proserbe.

Ai ka deklaruar të hënën në “Interaktiv” të KTV-së se Ahmeti e ka dëshmuar në qeverisjen aktuale se “kjo qeverisje është e afërt me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.

Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

“Albin Kurti do të jetë kundër një subjekti politik që përkrah afërsinë me Beogradin e sotëm të drejtuar nga Vuçiqi. Sot Vuçiqi në Këshill të Sigurimit dha deklarimin se Kurti ndërhyn në politikën e Maqedonisë së Veriut, që u pasua nga një deklarim që ‘Vuçiqi i doli zot BDI-së’. Kemi një qeverisje të afërt me Beogradin e Vuçiqit”, ka deklaruar Qoku, një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Sipas këshilltarit të Kurtit, ndërlidhja e Ahmetit me politikat pro-serbe janë vërejtur “edhe në çështjen e Ballkanit të Hapur”.

Emisioni i plotë

YouTube player