Opinion/Aktualitet

A ka akt më pro-rus sesa miqësia vëllazërore me Vuçiqin, njeriun e Putinit?

Nga Bekim Qoku

Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës.

Protesta kundër qeverisë, kujtdo qeverie, është më e pakta që mund të bëjë populli i saj.

Ndër shtetet më të varfra në botë janë psh Jemeni, Bolivia, Taxhikistani etj. Nëse nuk kanë pasur luftëra së fundmi, nuk ka nevojë të kesh asnjë informatë, s’duhet të njohësh asnjë premisë, asnjë hollësi për ta, për të ardhur në përfundim se ato duhet të jenë shtete me qeverisje tejet të korruptuar e të prishur.

Lexo më shumë  Analizë - Nëse Kosova do të ndahej, pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe këtë akt Rama, Thaçi e të tjerë do ta festonin si “fitore të bashkimit kombëtar”! Në fakt do të ishte fitore e Serbisë dhe e teorisë së saj për krijimin e Serbisë së Madhe

Në Shqipëri s’ka pasur luftë që nga 1945. Janë 80 vjet paqe të një shteti me një popullsi më homogjene në Evropë (thuajse pa pakica reale) dhe me gjithë ato pasuri kombëtare që nuk arrin ta ngrejë standardin e jetës.

Edi Rama thotë se protestat janë pro-ruse? Po a ka akt dhe raport më pro-rus sesa miqësia vëllazërore me Vuçiqin, njeriun e Putinit?

Lexo më shumë  Analizë - Nëse Kosova do të ndahej, pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe këtë akt Rama, Thaçi e të tjerë do ta festonin si “fitore të bashkimit kombëtar”! Në fakt do të ishte fitore e Serbisë dhe e teorisë së saj për krijimin e Serbisë së Madhe

(Indeksi i lumturisë së shteteve në Botë. A ka më turp dhe denigrues për një komb të qëndrojë në fund të listës?)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *