“A je ti zyrtari që do të zhbllokonte paratë e mafias italiane?”, Braçe përgjigjet dhe përplas mikrofonin
Një sherr ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë, mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes, pasi deputeti i PD, tha se, ish zëvendëskryeministri, mund të jetë personi i përmendur në “përgjimet e mafias italiane” që do të zhbllokonte 19 milionë euro.
“O pleh”, i tha Braçe-Salianjit, kurse ky i fundit e quajti “kone” dhe situata agrovoi deri tentativën për t’u përplasur fizikisht.
Fill pasi rifilloi seanca, Braçe tha se nuk ka patur asnjëherë lidhje me Rezart Taçin dhe aq më pak me mafian italiane.
“Në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata, madje jo të dënuar, por komplotues në nder dhe dinjitetin e njerëzve. Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit, mban datën 18 tetor 2021, në atë kohë unë s’kam qenë zv.kryeministër, por në 9 shtator unë kam qenë vetëm deputet në këtë sallë.
Rruga Press