Bota

A është marrë peng? Gruaja shtatzënë e fotografuar në spitalin e bombarduar shfaqet në mediat ruse

Ndoshta e mbani mend këtë imazh goditës të Marianna-s, një gruaje shtatzënë e evakuuar nga një spital i goditur nga një sulm ajror në Mariupol.

Fotografia u bë virale e zemëroi gjithë botën, ndërkohë zyrtarët rusë u përgjigjën duke pretenduar se Marianna ishte një aktore e luftës.

Ajo tani është shfaqur në mediat ruse pro-Kremlinit, pasi u duk se ajo ose ishte evakuuar në Rusi ose në një zonë të kontrolluar nga separatistët në Donetsk.

Në video, ajo pretendon se nuk ka pasur sulm ajror në spital, por se ajo beson se është goditur nga predha.

Teknika të ngjashme propagande janë përdorur nga Rusia edhe më parë dhe ekspertët perëndimorë besojnë se intervista është përdorur për t’iu përshtatur narrativës ruse.

Rruga Press

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *