Bota

A është i Putin super-jahti “Shehrazade” i parkuar në portin italian Marina di Carrara?

Kjo pyetje prej disa ditësh ka mbushur mediat italiane e botërore, madje e përditshmja amerikane New York Times, duke cituar burime konfidenciale të CIA-s, pohojnë këtë dyshim.

Pak orë më parë, e kanë forcuar këtë tezë, bashkëpunëorët më të afërt të dezidentit e kundërshtarit më të fortë të Putin, Alexei Navalny, e i dënuar nga ai me burg.

Bashkëpuëntorët e Navalny, Maria Pevchick e Georgij Alburov që aktualisht kanë gjetur strehim në Lituani, kanë investiguar dokumentacionin e  jahtit Schehrezade, i cili qëndron parkuar në portin e Massa Carrara.

Ata janë të bindur se i përket Presidentit rus Putin.

Jahti Schehrezade është një nga 14 ekzemplarët unikë në botë me gjatësi mbi 140 metra e vlerë 700 milionë euro e i vetmi të cilit nuk i dihet pronari.

Gjashtë kate, dy eliporte, 10 167 tonë peshë, ambiente e objekte luksi nga më të ndryshmet, sipas dokumentacionit.

Lexo më shumë  Zelensky u ofron ndihmë Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore

Schehrezade i përket kompanisë Bielor Asset Ltd, me seli në ishujt Marshall.

Ky fakt e ka penguar shtetin italian të bëj shpronësimin e bllokimin e tij në bazë të direktivave të Bashkimit Europian.

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza e Interpol, pak ditë më parë kanë kryer një inspekim zyrtar në bordin e tij, duke kontrolluar dokumentat e dorëzuara nga kapiteni Guy Bennett-Pearce e nga kompania qe e ka marrë në menaxhim The Italian Sea Group, e që nuk vërtetuan pronësinë e Putin.

Por pak orë më parë kanë qënë rusët Maria Pevchick e Georgij Alburov që pas analizës së të dhënave të tërthorta të emrave të ekuipazhit të jahtit Schehrezade e të rubrikave telefonike, kanë vërtetuar se 12 prej tyre janë anëtarë të FSO, Shërbimit të Mbrojtjes Federale, agjensia shtetërore që ka për detyrë garantimin e mbrojtjes së presidentit Putin.

Zëvendës komandanti i Schehrezades është Sergei Grishin, që në rubrikat telefonike figuron si Sergeri FSO, oficeri i bordit të anijes Anatolij Furtel, ka të njëtën adresë me FSO, dega Kaukazë, e me detyrën e sigurisë së një prej rezidencave të Putin.

Lexo më shumë  IAEA konfirmon dëmtimin e njërit prej centraleve bërthamore në Iran

Vitaly Belenko, një tjetër funsksionar i FSO punon në këtë jaht.

“Kemi prova të mjaftueshme që provojnë që ky jaht i përket Putin”, janë shprehur sot Maria Pevchick e Georgij Alburov, duke apeluar sekuestrimin e menjëhershëm të tij,

Ka forcuar këtë tezë, Sekretari i Sindikatës së punonëjsve të portit të Massa Carrara, Paolo Gozzani, që për mediat italiane ka deklaruar se “gjatë orëve të fundit janë kryer lëvizje të cuditshme e ekupazhi i tij është zëvendësuar nga punonjës anglezë.

Për momentin ky jaht nuk është bllokuar nga autoritetet italiane, por nëse Guardia di Finanza Italiane e Interpol, vlerësojnë të drejtë investigimin e bashkëpunëtorëve të dezidentit rus,  Alexei Navalvny, sekuestrimi i Schehrezades do të jetë i menjëhershëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *