Opinion/Aktualitet

A do të jetë kjo rënia e dytë e Rusisë?

Nga Agim Krasniqi– Botuar në faqen e Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë

I
Për të njohur rreziqe të caktuara, që vijnë nga fushëbetejat gjeopolitike, sot mungon një proces edukativ, se si të njohësh informacionin dhe dezinformimin, të vërtetën nga jo e vërteta etj. Frika nga lufta, frika nga e ardhmja, frika që mund të na kthej në të kaluarën, këto janë veprime hapësinore, ose veprime hibride të cilat na shtyjnë të bëjmë diçka, që ndryshe nuk do ta bënim. Kjo është baza e asaj që ne e quajmë luftë speciale ose luftë hibride, që për synim kanë grupe të tëra politike, kombe dhe rrjete sociale, me qëllim përfundimtar synojnë shoqëri të ndara, që mund t’i manipulojnë dhe sundojnë lehtësisht. Në një shoqëri të ndarë, ku nuk ka konsensus për qëllime dhe çështjet kryesore, lehtësisht ndërhyjnë mbështetësit e teorive konspirative dhe të tjerë. Kjo luftë hibride, vije si rezultat i luftës gjeopolitike që po ndodh midis dy superfuqive, asaj të Amerikës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër, e cila kryesisht po zhvillohet në territore të pa integruara në Evropë dhe në NATO, konkretisht në Ukrainë, Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë. Ndërsa konflikti në Ukrainë nxehet përsëri, “vija” midis propagandës dhe të vërtetave është shumë e hollë, dhe shkëndija mund të ndizet shumë lehtë fillimisht në rajonin Donbas të Ukrainës lindore!?
II
Mirëpo, çka fshihet në realitet?
Nëse analizohet një dokument i rëndësishëm që vije nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, e cila i është dërguar si letër presidentit të SHBA-ve, aty përcaktohen qartë kërkesat e Rusisë, se cilat janë ato vende që, asesi nuk do ët duhej ët aderonin në Aleancën Verioatlantike, respektivisht në të cilat NATO nuk duhet të vendos njësi dhe forca raketore me koka bërthamore, e që dikur i përkisnin ish BRSS si: Ukraina, Gjeorgjia, dhe Moldavia. Është interesante se, në atë dokument nuk përmenden Shtetet Baltike dhe Ballkani. Mirëpo, kjo mund të nënkuptoj që Ballkani nuk bënë më pjesë në sferën e interesit rus. Rusia përmes vendeve me popullsi sllave e ka mbajtur lart flamurin e pansllavizmit edhe në Ballkan, duke mos e fshehur predisponimin e saj për shtrirje të ndikimit edhe në këtë pjesë të Europës. Ajo nuk i ka pushuar kurrë përpjekjet politike për vendosjen e një baraspeshe në Gadishullin Ballkanik. Pavarësisht kësaj, vendosmëria e SHBA-ve, ka ndikuar që ngadalë të dobësohet dhe të zvogëlohet fare ndikimi i Rusia dhe përgjithësisht i boshtit sllavo-grek në këtë pjesë të kontinentit të vjetër. Pra, bazuar në letrën e MPJ-s të Rusisë, kjo nënkupton se ka gjasa të jetë arritur një marrëveshje për ndarjen e sferave të interesit dhe se, kjo marrëveshje veç sa ka filluar të finalizohet. Prandaj prania e forcave ushtarake ruse në Ukrainë, është fillimi i fundit të këtij procesi. Megjithatë, ende nuk janë përjashtuar manovrat dhe përleshjet ushtarake dhe ndoshta konfliktet e kufizuara, por me shpresë se do të fillojë një fazë e konsolidimit të marrëveshjeve politike përmes dialogut dhe diplomacisë. Për të argumentuar se kjo arenë përplasjesh me karakter gjeopolitikë mund të ketë të bëjë me një marrëveshje të përcaktimit të sferave të interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik që ndërlidhet me Ballkanin, po rikujtjmë takimin e Kancelares Gjermane në Uashington aso kohe me Presidentin Trump, si dhe fjalimet e të dërguarit të posaçëm britanik, për të formuar Treshen Berlin-Uashington-Londër, ku i jepet rëndësi e veçantë trajtimit të Ballkanit Perëndimor. Me qëllim të krijimit të një baze të qëndrueshme stabiliteti, Ballkani Perendimor, në tri vitet e ardhshme do të duhej të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian. Ndërkohë NATO, po shfaqet si hapi i parë i fasilitimit të kësaj tresheje dhe kjo tregon intencën e SHBA-ve për t’u larguar nga kërkesa për njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Se Serbisë nuk do ti bëhet më presion për njohje të Kosovës, dhe as Bashkimit Evropian nuk do ti lejohet të bëjë tregti me rajonin e Ballkanit, njohja do të vije përmes anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe kjo mundëson një lloj pranimi nga Greqia, Rumania, Qiproja dhe Spanja
III
Forcat ruse, të cilat po shfaqen në stërvitjet e fundit ushtarake në zonën për rreth Ukrainës, janë më shumë në shërbim të propagandës. Në dukje të parë, krijohet përshtypja se kriza po menaxhohet, mirëpo edhe një konflikt i tillë është i mundur. Sot Rusia po teston dhe vlerëson, nëse në një luftë të caktuar me perëndimin, mund të shpërblehet. Rusia mund t’i ketë 120,000 ushtarë në zonë! Por, SHBA-të janë një fuqi globale, dhe ajo që po ndodh aktualisht në Ukrainë, nëse shikoni hartën dhe e analizoni, aty shihni kufijtë lindorë dhe kufijtë juglindorë të Kinës të rrethuar nga forca të dislokuara të NATO-s , gjithashtu ka një flotë të shtatë me dy grupe aeroplanmbajtësesh dhe 15 shtete të tjera që dërguan anijet e tyre atje dhe i ushtrojnë presion të tmerrshëm Kinës, duke e bllokuar rrugën e mëndafshit – toksore dhe atë ujore. Ndërsa në kufijtë perëndimorë të Rusisë, aty ka forca të NATO-s të cilat e mbyllin atë kufi hermetikisht, kështu që nuk ka rrugë tokësore të mëndafshit për rusët.
Kjo lehtësisht jep për të kuptuar se Rusia po shkon drejt shformimit të saj dhe rënjes së dytë që nga zhbërja e BRSS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *