Lajme

A do të hapet plotësisht rruga e Arbërit? Banorët skeptikë: Asnjë punim nuk po kryhet

YouTube player

Rruga e shumë premtuar e Arbërit pritet që të hapet me datën 29 nëntor, siç edhe ka lajmëruar më herët vetë kryeministri Edi Rama. Por, teksa data po ofron ende nuk dihet saktë se cilat segmente do të jenë funksionale të kësaj rruge, pasi banorët e fshatit Plan i Bardhë thonë se në segmentin në fshatin e tyre nuk është punuar asnjë ditë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar hapjen e Rrugës së Arbërit me datën 29 nëntor të këtij viti.

Por lajmi nuk është pritur mirë nga banorët e fshatit Plan i Bardhë të cilët duhet të udhëtojnë nga rruga e vjetër për të shkuar në fshatin Fshat.

Lexo më shumë  Zv.ministri Dobra: Ndalimi i TikTokut masë parandaluese që edhe vendet aleate e kanë bërë

Avdi Kuka thotë se prej më shumë se 1 dekade nuk është punuar në segmentin e rrugës së Arbrit nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit, ndaj ai nuk mund të jetë gati me datën e përcaktuar nga kryeministri Rama.

“Ka 12-13 vjet që nga Ura e Vashës e deri në Qafë të Buallit nuk mbaj mend, nuk janë bërë. Kryeministri ka thë që në datën 29 do vijë ta inaugurojë,” thotë ai.

Por, funksional pritet të jetë aksi nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë ku punimet po ecin me ritme të shpejta.

Banorët e Gjoricës shprehen të lumtur për hapjen e këtij aksi, edhe pse thonë se është urgjente ndërtimi i një mbikalimi ose nënkalimi pranë fshatit të tyre.

“Po një mbikalim nuk kanë bërë. S’kanë hapur mbikalim, na thanë që do hapim, por thanë do shohim.”

“Mbikalimi duhet bërë patjetër se ne s’mund të shkojmë as te tokat, as të kalojmë matanë dhe rruga duhet të rregullohet patjetër.”

Duhet pritur data 29 për të parë se cilat pjesë të rrugës së shumë premtuar do të jenë funksionale dhe ku do të devijohet ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *