Lajme

A do të arrijnë temperaturat vlera ekstreme edhe gjatë gushtit? Ja çfarë thonë parashikimet

Vala ekstreme e nxehtësisë duket se do të mbetet në korrik. Sinoptikania Lajda Porja tha se gushti do të jetë i nxehtë, po jo me vlera ekstreme.

“Nuk parashikohet që të kemi një valë e cila të qëndrojë kaq gjatë. Do të kemi 1 ose 2 ditë kur termometri do i afrohet 39 apo 40 gradë, por do të jenë disa zona, 2 ose 3 qarqe dhe jo i gjithë territori shqiptar, apo e gjithë vija bregdetare apo zona e ulët. Ndërkohë që korriku e mbajti mjaft të ngarkuar me gati 3 javë me temperatura mjaft të larta.

Lexo më shumë  Taravari: Për një muaj do të jetë gati stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë në Maqedoninë e Veriut

Pra, nëse do specifikoja me një fjali, gushti do të jetë i nxehtë, por jo me vlera ekstreme. Do të kemi vetëm 1 ose 2 ditë ku do të kapërcehet në disa zona, megjithatë pjesa tjetër do të jetë 34-35 gradë. Përgjithësisht, këto do të jenë vlerat e gushtit. Parashikohet që të paktën deri nga data 15 nuk presim të kemi një sistem të mirëfilltë vranësirash dhe reshjesh që përfshijnë të gjithë territorin, por vetëm rrebeshe të izoluara që zgjasin jo më shumë se 30 apo 40 minuta”, -tha Porja.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në drekën e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të Ursula Von der Leyen

Rruga Press

YouTube player