SHBA-ja forcon rregullat për udhëtim pas rasteve të reja me variantin Omicron
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar për masa më të rrepta të udhëtimit pasi SHBA-ja konfirmoi një pjesë të vogël të rasteve të variantit Omicron.
Sipas BBC, nga java e ardhshme, udhëtarët ndërkombëtarë në SHBA, përfshirë amerikanët, duhet ta kenë testin kundër COVID-19 jo më shumë se një ditë para udhëtimit, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.
Ata të cilët janë rikuperuar së fundmi duhet ta dëshmojnë atë me një dokument.
Masa për vendosjen e maskave në avionë, trena dhe autobusë do të zgjatet deri në mes të muajit mars.
Miliona teste shtëpiake falas dhe të financuara nga siguruesit do të vihen gjithashtu në dispozicion.
Dhjetë raste të variantit Omicron janë zbuluar në SHBA: në Kaliforni, Kolorado, Minesota dhe Nju Jork, dhe në Hawaii.
Zyrtarët shtetërorë shëndetësorë kanë raportuar vetëm simptoma të lehta në këto raste.
Rruga Press

