Bota

Specialisti në Afrikën e Jugut thotë se simptomat e Omicron mund të mos ndryshojnë shumë

Specialisti i sëmundjeve infektive të Afrikës së Jugut Richard Lessells i ka thënë komisionit shëndetësor të parlamentit se simptomat e variantit Omicron “nuk ka gjasa” të ndyshojnë shumë.

“Ky është ende një virus i frymëmarrjes me simptoma karakteristike të viruseve të frymëmarrjes. Pamja e përgjithshme klinike nuk do të ndryshojë ndjeshëm edhe pse kodi gjenetik i virusit po ndryshon,” informoi ai.

Lexo më shumë  Ukraina i thotë “jo” zonës së demilitarizuar të Donbasit

Specialisti tha gjithashtu se varianti i ri mund të shkaktojë simptoma të lehta, pasi shumica e rasteve janë të lehta dhe shumica e rasteve në grupmoshat më të reja janë të lehta.

Instituti Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese të Afrikës së Jugut raportoi të mërkurën 8,561 raste të reja COVID-19, duke u rritur ndjeshëm nga 4,373 raste një ditë më parë. Norma e pozitivitetit u rrit në 16.5 përqind nga 10.2 përqind gjatë së njëjtës periudhë, tha ai.

Lexo më shumë  Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *