Bota

U përpoq të mashtronte! 50-vjeçari paraqitet për vaksinim me krah të rremë silikoni

ITALI– Një 50-vjeçar nga Biella, Itali, u paraqit në një qendër vaksinimi me një krah të rremë silikoni. Qëllimi i tij ishte të mashtronte mjekët për të marrë Green Pass.

Gjatë procesit, një punonjës vuri re se ngjyra e lëkurës nuk i ngjante asaj normales. Më pas ai i kërkoi 50-vjeçarit që të zbulonte krahun dhe aty u kuptua mashtrimi i tij, duke qënë se kishte përdorur krah të rremë silikoni.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

“Rasti në fjalë ka nocion shakaje por nga ana tjetër nuk mund të themi që nuk kemi të bëjmë me një problem serioz, të rëndë dhe të papranueshëm përballë sakrificës ndaj pandemisë, e cila po ‘sigurohet’ që të paguajë gjithë komuniteti ynë, për sa i përket jetëve njerëzore si dhe kostove sociale dhe ekonomike”- theksuan presidenti i Rajonit të Piemontes Alberto Cirio dhe këshilltari për shëndetësisë Luigi Genesio Icardi.

Lexo më shumë  Përndjekja e grave në Afganistan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *