Lajme

Ambasada amerikane uroi ’29 nëntorin’, ish gazetari i VOA: Nuk ka ndodhur kurrë! Gabim diplomatik, kërkoni falje

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin.

Urimi është pikasur nga gazetari Ilir Konomi, ish gazetari “legjendar” i Zërit të Amerikës. Ai ka komentuar në rrjetin social të ambasadës, ku shprehet se në 30 vite karrierë nuk mban mend që zyrtarët amerikanë të urojnë 29 nëntorin.

Lexo më shumë  Shqipëria i jep hua Italisë/ Alokohet fondi prej 289 mln lekësh për armatime dhe transport. Po Shqipëria kujt ja mori borxh për të dhënë borxh?

Ikonomi shprehet se urimi është një gabim diplomatik dhe se duhet t’ju kërkohet falje, atyre që kanë vuajtur nga regjimi diktatorial në Shqipëri. 

“Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar kurrë të ashtuquajturën Ditën e Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri, duhet t’ju kërkoni falje, sa më shpejt që të jetë e mundur,”-shkruan Ikonomi. 

Lexo më shumë  Slogani nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *