Bota

Tensione Kinë -Japoni, ambasadori japonez thirret në ‘takim urgjent”

Ministria e Jashtme e Kinës e thirri të mërkurën në takim “emergjent” ambasadorin e Japonisë në Pekin, pasi ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se as vendi i tij, as Shtetet e Bashkuara nuk mund të rrinë anash, nëse Kina e sulmon Tajvanin.

Asistentja e ministrit të Jashtëm të Kinës, Hua Chunying, i quajti “të gabuara” komentet e ish-kryeministrit japonez dhe i cilësoi shkelje të normave themelore të marrëdhënieve mes Kinës e Japonisë në takimin me ambasadorin japonez, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Lexo më shumë  CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran

Komentet e Abe-s “haptazi e sfiduan sovranitetin e Kinës dhe u dhanë përkrahje të pacipë forcave për pavarësinë e Tajvanit. Kina absolutisht është kundër kësaj”, citohet të ketë thënë Hua.

I pyetur rreth thirrjes së ambasadorit në raportim, shefi i kabinetit qeveritar të Japonisë, Hirokazu Matsuno, tha se Japonia nuk pajtohet me veprimin e Kinës dhe se qeveria japoneze nuk është në pozicion për t’i komentuar komentet e bëra nga personat që nuk janë në qeveri.

Të mërkurën, duke folur në një forum virtual, të organizuar nga një organizatë tajvaneze, ish-kryeministri japonez tha se pushtimi i armatosur i Tajvanit do të paraqiste rrezik të madh për Japoninë.

Abe, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit vitin e kaluar, është kryetar i fraksionit më të madh të partisë në pushtet dhe ende ka ndikim brenda partisë.g.e.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *