Lajme

Rinisin rebeshet e shiut! Temperatura të ulëta, moti për ditën e sotme (HARTA LIVE)

TIRANË– Nga dita e sotme do të rinisin reshjet e shiut dhe ngricat. Dita e sotme i paraprin një jave me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu.

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës. Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja.

Lexo më shumë  “Reformat që lidhen me BE prekin çdo qytetar”/ Ambasadorja De Sousa: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim! Procesi duhet të jetë transparent

Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 6 ballë.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *