Lajme

Stoltenberg: Akterë të huaj po tentojnë të minojnë progresin në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij sot në Riga ka folur për përparimin që ka bërë Ballkani Perëndimor që nga konfliktet e viteve 1990-ta.

Stoltenberg ka thënë se ka pasur së fundi tensionim të situatës në Kosoëv dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ka shtuar se akterë të huaj po tentojnë ta minojnë progresin në këtë rajon.

Lexo më shumë  Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

“Së fundi kemi parë rritje të tensioneve në Ballkan Perëndimor. Përfshirë në Kosovë si dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Me më tepër retorika agresive, me stagnim të reformave dhe akterë të huajë që po punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Dhe ne jemi pajtuar për rëndësinë e prezencës sonë. Përfshirë të misionit tonë KFOR në Kosovë dhe të zyreve tona në Sarajevë e Beograd”, ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij në Riga.

Lexo më shumë  Kosova, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror “Davos 2025”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *