Bota

Putini kërkon tërheqjen e NATO-s nga lindja e Evropës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka propozuar nisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, siç ka thënë, për zgjerimin ushtarak të NATO-s në lindje të Evropës.

Putini ka thënë se me bisedimet e reja do të synohen marrëveshje që do t’ia parandalonin NATO-s zgjerimin në Lindje. Ai ka thënë se Moskës i duhet garanci ligjore për pretimet që NATO-ja i ka shkelur në të kaluarën.

Lexo më shumë  Papa thotë se plani i Trumpit për të dëbuar emigrantët është “turp”

Qëndrimet e Putinit janë bërë në kohën kur Perëndimi dhe Ukraina kanë shprehur shqetësim për aktivitetet ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. Zyrtarët perëndimorë besojnë se aktivitetet janë sinjal i planeve se Moska dëshiron të pushtojë Ukrainën.

Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë tërhequr vërejtjen se çdo tentim për të destabilizuar Ukrainën do të ishte një gabim shumë i rëndë. Kremlini ka insistuar se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *