Lajme

VIDEO/Shkumbini del nga shtrati, fermeri: Uji u fut në banesë, kërkojmë ndihmë

Qytetari thotë se lumi i ka shkaktuar dëme të mëdha në pronë dhe kërkon ndihmë pasi mungesa e argjinaturës u vë jetën në rrezik.

 Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin në fshatin Shushicë ka dëmtuar disa fermerë.  Ndërkohë, Ismail Rrapi tregon se vërshimi i lumit dëmtoi jo vetëm pronat, por rrezikoi edhe jetën e familjarëve.

Lexo më shumë  Qeveria kërkon koordinim me komunat për adresimin e çështjes së qenve endacakë

Ismail Rrapi, banor i fshatit Shushicë, së bashku me familjen e tij, përjetoi momente paniku dy ditë më parë, për shkak se lumi Shkumbin doli nga shtrati duke vërshuar në pronat dhe banesën e tij, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre. Një ditë më pas, Ismail Rrapi tregon dëmet që i janë bërë në pronën e tij për shkak të inerteve që la pas rrjedha e ujit.

Kjo nuk është hera e parë, që për këtë banor, por dhe shumë të tjerë, vërshimi i lumit Shkumbin sjell dëme të mëdha në pronat e tyre.

Mungesa e argjinaturave, sipas banorëve do të zgjidhte këtë problem, pasi daljet e herë pas hershme të lumit, rrezikojnë të dëmtojnë tërësisht pronat e shumë fermerëve në fshatin Shushicë të Elbasanit./syri/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *