Bota

“Ukraina është e jona”, Lukashenko është gati të marrë armatime bërthamore ruse

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit që po ndizet në Ukrainë, duke thënë se do të bëjë gjithçka për ta marrë atë. Në një intervistë për një televizion rus, Lukashenko tha se ishte i gatshëm të pranonte armatime bërthamore ruse brenda territorit të shtetit të tij.

“Nuk do ta mbështes kurrë histerinë nacionaliste në Ukrainë. Do të bëj gjithçka që Ukraina të bëhet e jona. Ukraina është e jona, njerëzit atje janë tanët. Nuk është fjalim emocional, por besim i palëkundur. Prandaj nëse, mos e dhënë Zoti, do të përballemi me agresion nga ana e Ukrainës, do të bashkëveprojmë me Rusinë sa më ngushtë të jetë e mundur, në mënyrë ligjore, ekonomike dhe politike”, tha Lukashenko.

Lexo më shumë  Forca të shumta policie, xhandarmëri dhe pranga në institucione/ Regjimi i Vuçiqit mbyll punonjësit brenda ndërtesave qeveritare – nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Lideri bjellorus është akuzuar nga Perëndimi se ka përdorur si “armë” refugjatët e shumtë të mbledhur në kufirin mes vendit të tij dhe Polonisë.

Tensionet në zonë janë në nivelin më të lartë të mundshëm që prej kohës së Luftës së Ftohtë. Rusia ka pozicionuar trupa të shumta në kufi me Ukrainën, zyrtarisht për stërvitje rutinë ushtarake. Por Ukraina dhe disa agjenci perëndimore të inteligjencës pretendojnë se pushtimi i vendit është në planet e Putin.

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Presidenti rus dhe se vetëm sa po i kundërpërgjigjet reagimeve të Perëndimit dhe kërkoi garanci që NATO nuk do të zgjerohet më në lindje, por shefi i saj, Jens Stoltenberg tha se nuk e vendos Rusia nëse Ukraina do të anëtarësohet apo jo. Perëndimi ka paralajmëruar Putinin për pasoja të rënda nëse sulmon Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *