Lajme

Ndihma ekonomike, 8.5 herë më e ulët se sa u duhet familjeve në nevojë

Çdo familje shqiptare që trajtohet me ndihmë ekonomike, merr 8,5 herë më pak se nevojat që ka. Aktualisht një familje trajtohet me asistencë sociale në vlerën e 9 861 lekëve, ndërsa nevojat sipas Anketës së Buxhetit për vitin 2020 të realizuar nga Instituti i Statistikave janë mesatarisht 83.475 lekë.

Kjo nevojë bëhet edhe më e madhe në Tiranë, ku një familje i duhen 98.737 lekë në muaj. Pra për një familje me 4 anëtarë, çdo pjesëtari i duhen çdo muaj 24 684 lekë ose 8,220 lekë çdo ditë. (Grafik anketa e buxhetit të familjet për vitin 2020.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Në këtë përllogaritje përfshihen nevojat për ushqim, pije, strehim, veshje, transport, komunikim, arsimim, përkujdesje shëndetësore dhe nevoja të tjera.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, çdo anëtar i një familje me 4 pjesëtarë merr si ndihmë ekonomike 2 465 lekë në muaj ose 82 lekë në ditë.

Ndonëse ka pësuar rritje nga viti në vit, vlera e kësaj forme përkujdesje sociale mbetet e pamjaftueshme. Nga 5 247 lekë që merrte mesatarisht një familje në vitin 2018, shifra arriti në  9 861 këtë vit, kjo si një mënyrë për të amortizuar efektet e pandemie dhe shtrenjtimit të skajshëm të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën

Pandemia Covid-19, po thellon përherë e më shumë varfërinë në vend. Zgjerimi i këtij hendeku po shfaqet edhe në rritjen e numrit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, për shkak të pamundësive financiare për të mbijetuar.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2018 përfitonin këtë trajtim  53 114 familje, ndërsa shifra arriti në 64 710 në fundin e qershorit të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *