Nga sot Shqipëria nis eksportin e peshkut ton me Japoninë
Nga sot Shqipëria do të eksportojë në Japoni peshk ton. Një anije fabrikë është ankoruar në ujrat tona dhe në të do të përpunohet peshku ton I kapur po në ujrat tona.
Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar me ambasadorin japonez për të parë nga afër fillimin e këtij operacioni të madh të eksportit detar në Shqipëri.
“Ka shumë rëndësi qëndrueshëria. Kjo mund të sjellë biznese të tjera dhe investime të tjera nga Japonia” tha ambasadori japonez.
Gjuatja e peshkut ton është tepër I veçantë pasi në momentin që ai kontakton me rrjetën ai ngordh.
Peshku ton qëllohet me pushkë dhe me njëplumb tek në kokë më pas anija shqiptare do ta cojë në anijen fabrikë ku do të bëhet përpunimi.
Në postimin e videos Rama shkruan që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione.
Rruga Press