Bota

“Global Gateway”, plani biliona dollarë i BE për të sfiduar ndikimin kinez në botë

LUKSEMBURG – Bashkimi Europian do të zbulojë më tutje detaje të një plani investimi global që shihet gjerësisht si një rival i nismës së Kinës “Belt and Road (Një brez- një rrugë).

Sipas BBC, thuhet se BE do të parashtrojë ide “konkrete” mbi skemat dixhitale, transportin, klimën dhe energjinë. Kjo konsiderohet si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për të kundërshtuar ndikimin kinez në Afrikë dhe kudo në botë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të prezantojë ditën e sotme nismën “Global Gateëay”. BE po shikon se si mund të shfrytëzojë miliarda euro, të marra nga shtetet anëtare, institucionet financiare dhe sektori privat.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Von der Leyen tha në fjalimin e saj për gjendjen e bashkimit në shtator: Ne duam investime në infrastrukturën cilësore, duke lidhur mallra, njerëz dhe shërbime në mbarë botën.

Dokumenti prej 14 faqesh i së mërkurës nuk ka të ngjarë të paraqesë veten në mënyrë eksplicite si një rival të strategjisë së Kinës. Komisioni gjithashtu shmangu me kujdes përmendjen e Kinës kur u bë presion për planet të martën. Por Andrew Small, një anëtar i lartë transatlantik në fondin gjerman Marshall, thotë se tema është e pashmangshme.

“Global Gateway nuk do të ekzistonte nëse nuk do të kishte një nismë si Brez dhe Rrugë”, tha ai.

Brezi dhe Rruga ka qenë një pjesë qendrore e politikës së jashtme kineze; zhvillimi i lidhjeve tregtare duke futur para në rrugë, porte, hekurudha dhe ura të reja. Strategjia ka arritur në Azi, Indo-Paqësor, Afrikë dhe madje edhe në fqinjët më të afërt të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Është kritikuar si një mjet për të dhënë “hua grabitqare” në atë që quhet “diplomacia e kurthit të borxhit”. Por ka edhe nga ata që argumentojnë se tabloja është më e ndërlikuar dhe se huamarrja e shumave të mëdha parash vështirë se është pa rrezik. Për më tepër, Kina plotësoi një nevojë që të tjerët nuk e përmbushën. Sido që të jetë, gjurma ekonomike dhe gjeopolitike e Kinës është rritur me rritjen e tensioneve me Perëndimin.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *