Lajme

Naftëtarët protestojnë në Ballsh! Policia dhe FNSH rrethojnë rafinerinë

BALLSH– Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar uzinën në Ballsh. Naftëtarët janë grumbulluar sërish ditën e sotme para uzinës, vetëm 200 metra larg rafinerisë. Policia ka marrë masa për të mos lejuar që naftëtarët të afrohen në ambientet e marra nën rrethim.

Naftëtarët të cilët janë mbledhur para rafinerisë diskutojnë për pagat të cilët ende nuk i kanë marrë edhe pse kanë një vendim gjyqësor që e përcakton këtë. Ata kërkojnë që nëse rafineria do të shitet për skrap, atëherë pagesat të kalojnë drejt naftëtarëve si shpërblim për pagat që nuk i kanë marrë prej vitesh.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro
YouTube player

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe një vit më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta. Mirëpo, përveçse janë pa punë, tashmë u duhet të përballen dhe me qëndrimin pas hekurave.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *