‘Morëm gërshërët për t’u vetëmbrojtur’/Sulmi në Michigan, studentët rrëfejnë tmerrin
Michigani u trondit këtë të martë nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një sulmi në një shkollë të zonës, mbetën të vrarë tre studentë dhe u plagosën 8 të tjerë, mes të cilëve edhe një mësues.
Në lidhje me këtë ngjarje, kanë folur edhe studentët, të cilët ishin të pranishëm gjatë këtij sulmi, teksa tregojnë momentet tmerruese të momentit ku autori 15-vjeçar hyri në shkollë dhe nisi të qëllonte.
Ata shprehen se gjatë sulmit kanë krijuar barrikada me tavolina dhe dyer në përpjekje për ti shpëtuar sulmit makabër, që la të vdekur tre të rinj.
‘Dëgjuam të shtëna dhe në këtë moment, mësuesi vrapoi të mbyllte derën e klasës, ndërsa ne menjëherë u ulëm poshtë bangave dhe krijuam me to barrikada për tu vetëmbrojtur, në rast se autori do hynte tek ne. Morëm në duar makinat llogaritëse dhe gërshërë që në rast se autori do të vinte drejt nesh, të mundeshim ta qëllonim me to’, u shpreh njëri nga studentët e pranishëm gjatë sulmit.
Rruga Press