Bota

Të infektuarit me HIV/AIDS ndihen të braktisur për shkak të COVID-19

1 Dhjetori shënon ditën Botërore kundër Hiv/Aids.

E ndërsa bota vazhdon të luftojë pandeminë COVID-19 dhe kur  sistemet shëndetësore përballen me flukset e reja të të infektuarve, njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera thonë se ndihen të braktisur.

Në Republikën Demokratike të Kongos, burimet janë ri-shpërndarë  dhe ata që jetojnë me HIV dhe Sidën ankohen se janë të privuar nga aksesi i tyre në kujdesin shëndetësor.

Jean Louis dhe gruaja e tij Odette janë të dy pozitivë me Hiv.

“Më parë, ne kishim racione ushqimore, çka nuk e kemi më, kjo është e gjitha në të kaluarën. Kujdesi mjekësor, financimi në sektorin e HIV-it, gjithçka nuk ekziston më”, u shpreh Jean Louis Toye Kopema.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Një raport i fundit i UNAIDS-it vuri në dukje se bllokimet e COVID-19 dhe kufizimet e tjera kanë ndërprerë testimin e HIV-it në të gjithë botën. Në shumë vende, kjo ka çuar në rënie të ndjeshme të diagnozave të HIV-it, referimeve në shërbimet e kujdesit dhe fillimit të trajtimit ndaj HIV-it.

“Për sa i përket furnizimit, ne varemi shumë nga  ilaçet që vijnë nga jashtë. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë që të mos kemi ndërprerje në furnizim. Dhe, sipas të dhënave , me ardhjen e COVID dhe Ebola, financimi është tkurrur”, u shpreh Munsana Gashinge, koordinator rajonal i programit kombëtar për HIV/AIDS.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Gjithnjë e më shumë kërkohet më shumë angazhim dhe burime për t’i dhënë fund epidemisë së SIDA-s në Republikën Demokratike të Kongos deri në vitin 2030. Të dy pacientët dhe kujdestarët e dinë se pa mbështetjen ndërkombëtare ata kurrë nuk do të ecin përpara dhe  nuk do t’i japin fund epidemisë së AIDS-it.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *