Lajme

Sot, Dita Botërore e SIDA-s, 91 raste të reja në Shqipëri

1 dhjetori njihet si Dita Botërore e SIDA-s në të gjithë globin për të përhapur ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën nga ajo.

Shqipëria këtë vit ka shënuar një numër më të ulët të rasteve. Tema e Ditës Botërore të SIDA-s 2021 është: “T’i jepet fund pabarazive. Fund SIDA-s’.

Kjo temë vjen nga OBSH pasi sipas programi të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS, bota është jashtë rrugës për të përmbushur angazhimin për t’i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030, jo për shkak të mungesës së njohurive apo mjeteve për të mposhtur SIDA-n, por për shkak të pabarazive strukturore që pengojnë zgjidhjet e provuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste.

Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura. Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV dhe 680 persona kanë humbur jetën.

Sindroma e mungesës së imunitetit (AIDS) është një gjendje shëndetësore kronike, potencialisht kërcënuese për jetën, e shkaktuar nga virusi i mungesës së imunitetit të njeriut (HIV) që ndërhyn në aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *