Kërcënon Lukashenko: Do të ndërpresë furnizimin me gaz, nëse Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë
‘Do të ndërpresë furnizimin me gaz nëse Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë’.
Me këto fjalë ka kërcënuar sot vendet e BE-së, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria polake ka zgjatur për tre muaj hyrjen në zonën kufitare me Bjellorusinë , e cila u vendos në shtator për shkak të përshkallëzimit të krizës së emigracionit, me ardhjen e mijëra personave.
Masat e reja do të ndalojnë hyrjen e personave që janë jorezident, përfshirë anëtarët e OJQ-ve që ndihmojnë emigrantët.
Perëndimi akuzon regjimin Bjellorusi për orkestrimin e krizës së emigracionit me qëllim shantazhimin e Bashkimit Evropian, ndërsa Minsku i mohon akuzat.
Rruga Press