20 qytetet më të shtrenjta në botë, befasi në vendin e parë
E gjithë bota ka pasur një vit të rëndë nëpër kuleta. Ngritja e çmimeve në produkte të shumta ka bërë që jeta të jetë më e shtrenjtë. E në disa vende ngritja ka bërë që të ketë ndryshime edhe në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar. Një qytet ka pasur ngritjen më të madhe dhe ka kërcyer nga vendi i pestë në të parin, në Indeksin e Çmimit të Jetesës. Bëhet fjalë për Tel Avivin e Izraelit që kryeson listën për herën e parë.
Parisi, që ishte lider vitin e shkuar, tani ndaj pozitën e dytë me Singaporin.
Sipas indeksit, ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të transportit kanë bërë që të forcohet edhe monedha e Izraelit në raport me dollarin.
Në indeks janë monitoruar 173 qytete – 40 më shumë se vitin e shkuar.
Indeksi merr për bazë çmimet e New Yorkut dhe i bën krahasimet me qytetet tjera.
Cyrih dhe Hong Kongu janë në vendin e katërt dhe të pestë. New Yorku, Gjeneva, Kopenhaga, Los Angelesi dhe Osaka kompletojnë top-10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar.
Kjo është lista e 20 qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar:
- Tel Aviv, Izrael
- (baras) Paris, Francë
- Singapori
- Cyrih, Zvicër
- Hong Kong
- New York City, New York
- Gjenevë, Zvicër
- Kopenhaga, Danimarkë
- Los Angeles, Kaliforni
- Osaka, Japoni
- Oslo, Norvegji
- Seuli, Kore Jugore
- Tokio, Japoni
- (baras) Vjena, Austri
- (baras) Sidnej, Australi
- Melburn, Australi
- (baras) Helsinki, Finlandë
- (baras) Londër, Britani
- (baras) Dublin, Irlandë
- (baras) Frankfurt, Gjermani
- (baras) Shangai, Kinë
Rruga Press