Vetëm sepse protestuan para uzinës, nën hetim 9 naftëtarët në Fier
FIER– Policia e Fierit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me procedimin e nisur ndaj naftëtarëve të Ballshit, të cilët u shoqëruan gjatë ditës së djeshme në ambientet e komisariatit. Policia njofton se ka shoqëruar 9 naftëtarë, nën akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe prishjes së qetësisë publike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit:G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në njoftimin e policisë nuk tregohet shkaku pse këta naftëtarë kanë dalë të protestojnë. Arsyeja që u duhet atyre është krejt banale, sa për të mbushur letrat dhe të trembi naftëtarët e tjerë.
Rruga Press