Bota

Qeveria suedeze bëhet me transgjinorin e parë si ministër

Ministrja e re suedeze e Arsimit, Lina Axelsson Kihlblom, është personi i parë transgjinor që bëhet ministër në atë vend nordik, një vit pasi Belgjika emëroi zëvendëskryeministrin e parë transgjinor evropiane.

Kihlblom, 51 vjeç, një ish-drejtoreshë shkolle dhe avokate, është emëruar ministre në qeverinë e re socialdemokrate të kryeministres, Magdalena Andresson, e cila është bërë zyrtarisht gruaja e parë që kryeson qeverinë në Suedi.

Lexo më shumë  Avionët rusë hyjnë në zonën ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen avionët luftarakë

Në librin “Will you love me now?”, Lina ka rrëfyer sesi u rrit si vajzë në trupin e djalit dhe në moshën 25-vjeçare vendosi të ndryshojë gjininë.

Trans njerëzit, siç thotë ai, “kanë ekzistuar gjithmonë, ekzistojnë edhe sot dhe ne nuk kemi më turp”. “Ne jemi normaliteti i ri”, tha ajo për televizionin publik SVT në 2018.

Kilblom është e shkurorëzuar dhe nënë e dy fëmijëve të birësuar. Ajo do të jetë në krye të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa ministrja e Arsimit. Ana Ekstrom do të jetë përgjegjëse për arsimin e lartë.

Lexo më shumë  Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *