Momenti kur Bashkim Jashari që sot u bë komandant i FSK-së kishte pritur burrat e familjes Jashari
Bashkim Jashari është caktuar sot si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.
Ndërsa kohë më parë, më 29 qershor të vitit 1999, Bashkim Jashari i kishte pritur katër burrat e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamza) Jashari, të cilët jetonin në mërgim, e që u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.
Ata vinin në Kosovë, por nuk i takuan të gjallë më të dashurit e tyre, të cilët kishin rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, të cilët deri në frymën e fundit luftuan me paramilitarët serbë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Pamjet ku Bashkimi i priti katër anëtarët e familjes Jashari janë të realizuara nga Halit Barani.
Rruga Press