Lajme

Stoltenberg flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor duke përmendur kështu edhe roline tyre që kanë në Kosovë.

Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni, në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

”Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”.

”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”.

”Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë por edhe në Bosnje Hercegovinë”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

”Jemi të shqetësuar me retorikën ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *