Bota

Eric Zemmour do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Francë

Eric Zemmour njoftoi të martën në rrjetet sociale se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze në muajin prill.

Sipas mediave të huaja, në një video 10-minutëshe të publikuar në mediet sociale, Zemmour tha se ai mori vendimin për të kandiduar sepse “asnjë politikan tjetër nuk ka guximin ta shpëtojë vendin nga fati tragjik që e pret”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet presidenciale që fëmijtë dhe nipërit tanë të mos vuajnë barbarinë, që vajzat tona të mos jenë të mbuluara… që të trashëgojnë një Francë siç e njihnin paraardhësit tanë”, tha ai.

Zemmour ka deklaruar vazhdimisht se Franca po “zhytet” nga imigracioni dhe rrezikon “të humbasë identitetin e saj” nën ndikimin e Islamit, të cilin ai thotë se është “i papajtueshëm” me vlerat perëndimore.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Shumë e akuzojnë gazetarin, i cili është dënuar dy herë për nxitje të urrejtjes, për nxitje të përçarjeve dhe nxitje të diskriminimit kundër popullsisë myslimane të Francës./telegraf/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *