Lajme

Kosovë/Rritet eksporti nga Bosnja për 18 milionë euro

Produktet e kompanive të Bosnjës dhe Hercegovinës në Kosovë kanë pësuar rritje në shitje në 10 muajt e fundit prej 18 milionë eurosh, në krahasim me vitin e kaluar.

Siç raporton mediumi boshnjak ‘Nezavisne’, një gjë e tillë është konfirmuar nga Dhoma e Tregtisë së Jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë. Drejtori i kësaj Dhome, Momçillo Komljenoviq,  tha se këtë vit në tregun e Kosovës janë eksportuar mallra në vlerë rreth 50 milionë euro, që është një rritje prej 18 milionë eurosh ose 62.14 për qind krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Lexo më shumë  Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

“Këtë vit më së shumti kemi eksportuar tela hekuri dhe çeliku të petëzuar në vlerë prej 7,7 milionë euorsh, pastaj produkte të konservuara – produkte mishi me vlerë të përgjithshme prej 6.6 milionë eurosh”, tha Komljenoviq.

“Kur përmbledh strukturën e produkteve që Bosnja eksporton në Kosovë, produktet e industrisë metalike dhe ushqimore kanë kontribuar dukshëm në rritjen e eksporteve”, thekson Komljenoviq.

Sipas tij, në 10 muajt e parë të këtij viti, nga tregu i Kosovës janë importuar mallra në vlerë prej më se 10 milionë eurosh, që është 3,6 milionë euro ose 53.54 për qind më shumë se në 10 muajt e parë të vitit të kaluar. përcjell lajmi.net.Kosova vendosi taksë 100% për importin e mallrave ndaj Bosnjës në nëntor të 2018-ës, të cilat u larguan më 31 mars të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *