Bota

Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve, problem për Britaninë

Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në Britani duket se është kthyer në një shqetësim për autoritetet e vendit ishullor. Çështja është diskutuar dhe në një takim që ka pasur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, me homologen, Priti Patel, gjatë vizitës në Britaninë e Madhe.

Burime zyrtare nga ministria e Brendshme bënë me dije se emigracioni i paligjshëm ishte një temat e diskutimit dhe ministri Çuçi u shpreh se ky “problem” nuk mund të adresohet pa përmirësuar kushtet e emigracionit të ligjshëm.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

“Diskutuam gjithashtu edhe për emigracionin e jashtëligjshëm, i cili kurrsesi nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit të ligjshëm. Në këtë pikë i kërkova homologes britanike të rishikojë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. Në këtë pikë gjeta mirëkuptimin e saj të plotë duke më shprehur gjithashtu angazhimin për të bërë gjithçka duhet për integrimin e tyre”, citohet më tej ministri.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *