Bota

“Fëmijët e mi shohin fantazma”, rrëfim nga lufta e përgjakshme në Jemen

Në Jemen, rebelët e grupit Houthi po tentojnë me çdo kusht ta rrethojnë qytetin e Maribit. Ky është bastioni i fundit i qeverisë legjitime dhe është një nga qendrat kryesore të hapësirave të naftës në Jemen. Rënia e këtij qyteti do shënon kthesë të madhe në konfliktin e krijuar tash e sa kohë.

“Fëmijët e mi panë trupa njerëzish të ndarë në pjesë. Në mbrëmje, fëmija shtatëvjeçar sheh fantazma. Ata janë të ‘pushtuar’ nga njerëzit që vrasin”, ka deklaruar një grua në Jemen, raporton BBC.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Në vitin 2015, Arabia Saudite, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, pati rrëzuar grupin rebel nga kryeqyteti Sanaa, dhe që atëherë, Jemeni është përfshirë në një nga krizat më të rënda humanitare në botë.

Nga të gjitha palët e përfshira në luftë, pati mijëra vrasje e abuzime. Të paktën 800 mijë persona janë zhvendosur nga lufta duke ikur drejt Maribit. Një pjesë e tyre kanë vdekur rrugës.

Lexo më shumë  Papa thotë se plani i Trumpit për të dëbuar emigrantët është “turp”

Në kampet e qëndrimit, fëmijët kanë vizatuar atë çka kanë arritur ta shohin me sy përreth. Njerëz të vdekur, trupa të shumtë, gjuajtje kallashnikovësh e armatime të rënda, thuhet se janë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *